Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPërfundon digjitalizimi i arkivave të pasurive të paluajtshme në Lushnjë

Përfundon digjitalizimi i arkivave të pasurive të paluajtshme në Lushnjë

Në qytetin e Lushnjës ka përfunduar faza e parë e digjitalizimit masiv të arkivave të pasurive të paluajtshme. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha se “para disa kohësh Qeveria shqiptare, në mbështetje të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, miratoi financimin e skanimit dhe digjitalizimit të arkivave kadastrale. Sot jemi në Lushnjë për të parë përfundimin e fazës së parë të këtij procesi”. “Me krijimin e Qendrës së Kadastrës Digjitale, procesi i digjitalizimit përfundoi për bashkinë Lushnjë. Ky proces nënkupton skanimin e të gjithë referencave të të gjithë pronave në këtë qytet, administrimin e tyre në server digjital me qëllim ruajtjen dhe transparencën e informacionit”, theksoi Lame. Sipas tij, u bë në të njëjtën kohë skanimi i Kartelave fizike në volumet Kadastrale, ku këto kartela dhe dokumentacioni teknikoligjor i skanuar ju nënshtruan procesit të digjitalizimit. Kartelat e digjitalizuara janë importuar në sistemin multifunksional, në të cilën pasqyrohet, jo vetëm veprimi i fundit aktiv i pronës, por i gjithë historiku i saj. “Volumi i punës që nënkupton ky proces është vërtet mbresëlënës. Mjafton të themi që vetëm për Lushnjën u përpunuan: 122 Zona Kadastrale; 710 Volume; 92.000 referenca pasurish; 163.000 kartela pasurie të digjitalizuara dhe 1,5 milion dokumente të skanuara”, theksoi Lame. Lame vuri në dukje të mirat që i sjell qytetarit përfundimi i këtij procesi si rritja e saktësisë së informacionit të marrë, rritja e shpejtësisë së të dhënave të shërbimit dhe rritjen e sigurisë së pronës. “Qytetarët nuk do kenë më përballë Kadastrën, por do kenë një sistem i cili në arkivat e veta digjitale i ka të gjitha transparente, dhe me një klik do të kesh shkresën e pronës në telefonin tuaj. Pas kësaj dite, nuk ka më regjistra letre ku kohë pas kohe dilnin faqet gris e vurë, pasi çdo veprim duke qenë digjital është i gjurmueshëm dhe i identifikueshëm”, nënvizoi Lame. Ai bëri të ditur se brenda këtij viti ky proces do të përfundojë edhe në bashkinë e Tropojës. “Duket si një bashki periferike, por të mos harrojmë që perspektiva turistike e ka kthyer në një qendër me shumë kërkesa dhe nevoja. Faza e radhës do të jetë përfundimi i këtij procesi për Durrësin (përfshirë dhe Kavajën) dhe Tiranën (përfshirë dhe Krujën), ku deri tani është kryer skanimi i rreth 5,5 milionë dokumenteve, ose rreth 50% e të gjithë volumit të punës”, shtoi Lame. Lame u shpreh se “ bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha, që kërkojnë edhe trajtim po kaq voluminoz. Mjafton të themi që çdo ditë në Qendrën e Kadastrës Digjitale digjitalizohen 4000 kartela dhe skanohen rreth 54.000 dokumente pronësore”.http://ata.gov.al/2022/10/30/perfundon-digjitalizimi-i-arkivave-te-pasurive-te-paluajtshme-ne-lushnje/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments