Thursday, October 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKoleksioni i Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë

Koleksioni i Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, themeluar më 1980, ruan disa nga thesaret më të vjetra e të çmuara të artit mesjetar shqiptar, të cilat i kanë mbijetuar shekujve e sidomos viteve të ateizmit në komunizëm.⠀ Ngjyrat e këtij muzeu, të rindërtuar në vitin 2016, ndërthuren natyrshëm me objektet e ekspozuara duke ofruar një përvojë të rrallë për të gjithë vizitorët. Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann, e cila vizitoi këtë muze, u shpreh e mahnitur nga koleksioni unikal. “E mahnitur nga koleksioni unikal i Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë. Mbi 7,000 vepra arti që shtrihen në shekuj dëshmojnë për trashëgiminë dhe historinë e pasur të këtyre trevave dhe ne jemi krenarë që kontribuojmë në nxitjen e ekonomisë lokale dhe turizmit në Korçë”, theksoi Hohmann. “Trashëgimia kulturore shqiptare është pjesë e asaj evropiane”, nënvizoi ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann në një postim në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments