Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI518 mjete elektrike, të regjistruara për herë të parë

518 mjete elektrike, të regjistruara për herë të parë

Flota e automjeteve elektrike në vend është rritur ndjeshëm vitet fundit. Sipas DPSHTRR-së, aktualisht numërohen 518 mjete 100% elektrike të regjistruara për herë të parë, ose 1300% më shumë krahasuar me vitin 2019. Gjithsej janë 1,379 mjete të regjistruara në vend, në shtator 2022, ose 688% më shumë se në vitin 2019. “683 760 kg Co2/vit më pak falë mjeteve elektrike gjatë periudhës janar-shtator 2022, ose sa 22,792 pemë të rritura”, bën të ditur DPSHTRR. Nga 7 nëntori 2019, DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet e reja elektrike dhe plug-in. Gjithashtu, mjetet elektrike u përjashtuan nga pagesa e TVSH-së. Sipas DPSHTRR-së, janë 684 milionë lekë të reja që u janë kursyer qytetarëve dhe subjekteve nga regjistrimi me tarifa zero dhe nga heqja e TVSH-së.https://ata.gov.al/2022/10/27/dpshtrr-518-mjete-elektrike-te-regjistruara-per-here-te-pare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments