Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEDëmshpërblim për 54 ish-të përndjekur politikë

Dëmshpërblim për 54 ish-të përndjekur politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se qeveria ka miratuar sot vendimin për dëmshpërblimin e 54 ish-të përndjekurve politikë. Manja deklaroi pas mbledhje së qeverisë, se Këshilli i Ministrave miratoi dy akte që vijnë si propozim i Ministrisë së Drejtësisë. “Akti i parë është miratimi i vendimit të Këshillit të ministrave për dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë të ish-regjimit komunist. Vendimi i sotëm vendos masën për 54 subjekte që përmbushin kriteret e përcaktuara në ligj dhe që kanë vuajtur dënimet kapitale në regjimin komunist, kanë qenë të izoluar në hetuesi apo nën efektin e masave mjekësore apo atyre psikiatrike. Subjektet përfituese nuk janë vetëm ata që kanë vuajtur dënimin kapital gjatë regjimit komunist por dhe familjarët e tyre që përmbushin kriteret. Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste e shtrirë në ato kufij kohorë që parashikon ligji. Kjo masë as nuk i shëron vuajtjet e mundimshme të kësaj kategorie gjatë regjimit komunist, por është një masë e nevojshme në aspektin ligjor dhe një masë e domosdoshme në aspektin moral. Është vendimi i 29-të që ne kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë e do ketë edhe vendime të tjera sapo Ministria e Drejtësisë të shqyrtojë të gjitha dosjet që gjenden aty”, tha Manja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments