Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAEksportet drejt Kosovës 2.8 miliardë lekë, në shtator

Eksportet drejt Kosovës 2.8 miliardë lekë, në shtator

Eksportet drejt Kosovës shënuan rënie me 1 miliardë lekë gjatë muajit shtator. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Kosovës gjatë muajit shtator ishin 2.8 miliardë lekë nga 3.7 miliardë lekë që ishin në shtatorin e 2021-shit. Ndërkohë, në shtator edhe importet nga Kosova ishin në rënie me rreth 360 milionë lekë. Përgjatë 9-mujorit të këtij viti eksportet drejt Kosovës llogariten pothuajse në të njëjtën vlerë më 9-mujorin e 2021. Ato shkuan në 27.8 miliardë lekë, duke shënuar rritje me vetëm rreth 300 milionë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit. Ndërkohë, importet për 9-mujorin shënuan rritje me 2.4 miliardë lekë duke arritur në 11.7 miliardë lekë nga 9.3 miliardë lekë që ishin në nëntëmujorin e 2021-shit. Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve si dhe produkteve kimike dhe plastike. Të rëndësishme në strukturën e eksporteve shfaqen prodhimet vendase të drurit/mobilierisë si ndenjëset (karrige e kolltukë) apo mobilie të tjera. Gjithashtu, edhe prodhimet bujqësore kanë peshë, ndër të cilat eksportin kryesor e zënë domatet, agrumet, pjepri dhe kastravecat. Gjatë kësaj periudhe, referuar të dhënave, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës 12.7 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale dhe rreth 4 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse, energji elektrike. Tashmë prej datës 1 tetor në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. Janë 1040 biznese nga Kosova që përfitojnë aktualisht nga hapja e kësaj dege, jo vetëm kohë, por edhe kosto të reduktuar zhdoganimi. Ndërkohë grupet e punës nga të dy vendet po punojnë për kryerjen e një analize për bashkimin doganor, në mënyrë që të hiqen të gjitha barrierat e burokracitë mes dy vendeve dhe që bashkëpunimi tregtar të mos ketë asnjë pengesë.http://ata.gov.al/2022/10/26/eksportet-drejt-kosoves-2-8-miliarde-leke-ne-shtator/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments