Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALELigji për të drejtën e informimit, nis procesi i konsultimit publik

Ligji për të drejtën e informimit, nis procesi i konsultimit publik

Ministria e Drejtësisë ka hedhur për konsultim në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike, projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për të drejtën e informimit. Këto ndryshime synojnë përmirësimin e ligjit ekzistues dhe janë produkt i një procesi të filluar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale që në vitin 2018, fillimisht si pjesë e Projektit të Binjakëzimit Antikorrupsion Shqipëri-BE. Më pas, kontribut në këtë iniciativë kanë dhënë Përfaqësia në Shqipëri e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Zyra në Tiranë e Këshillit të Evropës (KiE) me anë të ekspertëve vendas e të huaj, me të cilët ka bashkëpunuar Zyra e Komisionerit. Paralelisht, institucioni ka zhvilluar takime e aktivitete konsultative me organizata të shoqërisë civile dhe medien, ku janë diskutuar opsionet më të përshtatshme për përmirësimin e legjislacionit për të drejtën e informimit dhe sugjerimet e mbledhura janë reflektuar në projektaktin e hedhur për konsultim. “Nga ana tjetër, organizma ndërkombëtarë kanë lënë rekomandime të vazhdueshme mbi përmirësimin e nivelit të transparencës së autoriteteve publike shqiptare, si Raporti i Komisionit Evropian, Raporti i monitorimit të OECD/SIGMA për vitin 2021, Raporti i vlerësimit Greco për vitin 2020, rekomandime të lëna në Nënkomitetin e Komisionit Evropian për zbatimin e Reformave të Mirëqeverisjes dhe Administrimit Publik, etj.”, thuhet në njoftimin e KDIMDHP. KDIMDHP sqaron se “projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 119, datë 14.09.2014, Për të drejtën e informimit”, ka për qëllim të përmirësojë dhe forcojë rregullat dhe procedurat e legjislacionit aktual për të drejtën e informimit, duke pasur në fokus nga njëra anë interesin e qytetarëve për të ushtruar të drejtën për informim lidhur me informacionin që prodhohet ose mbahet nga autoritetet publike dhe, nga ana tjetër, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike. Projektligji ka si qëllim shmangien e vakumit ligjor që mund të krijohet si pasojë e hartimit të legjislacionit të ri në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, të përafruar me Rregulloren Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Direktivën e Policisë. Kompetencat e Komisionerit në fushën e të drejtës për informim, të parashikuar në nenin 31/1 të ligjit aktual për mbrojtjen e të dhënave personale, nuk do të jenë pjesë e ligjit të ri, por të ligjit nr. 119, datë 14.09.2014 “Për të drejtën e informimit”. “Gjithashtu, shtesat dhe ndryshimet e propozuara synojnë të përmirësojnë legjislacionin ekzistues, duke u bazuar në problematikat e hasura gjatë zbatimit të deritanishëm të ligjit duke marrë në konsideratë edhe sugjerimet dhe propozimet e vazhdueshme të ardhura nga shoqëria civile dhe qytetarët”, thuhet në sqarimin e KDIMDHP.http://ata.gov.al/2022/10/25/ligji-per-te-drejten-e-informimit-nis-procesi-i-konsultimit-publik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments