Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMinistrat e BE-së diskutojnë marrëveshjen për kufirin e çmimit të gazit

Ministrat e BE-së diskutojnë marrëveshjen për kufirin e çmimit të gazit

Ministrat e Energjisë të BE-së do të nisin sot diskutimet në Luksemburg për kufizimin e luhatjeve ekstreme të çmimit të gazit pasi udhëheqësit e bllokut arritën një kompromis në dje në mbrëmje. Marrëveshja e javës së kaluar shihet si emëruesi më i ulët i përbashkët me të cilin mund të bien dakord të gjitha vendet, përfshirë Gjermaninë, e cila ka kundërshtuar çdo mase që ndërhyn drejtpërdrejt në çmimin e gazit. Detajet rreth një kufiri të mundshëm janë ende të paqarta, duke përfshirë nëse ose kur do të hyjë në fuqi. Komisioni paraqiti një propozim javën e kaluar për parimet bazë për kufizimin e përkohshëm të rritjeve të çmimeve brenda një dite tregtimi, një kufi emergjent për çmimet me shumicë të gazit, si dhe udhëzime për të bërë operacionale blerjet e përbashkëta të gazit. Një zëdhënës i komisionit tha dje se detajet e mekanizmave të çmimeve do të përpunohen vetëm pasi të miratohen në parim. Nëse ministrat e Energjisë të BE-së nuk arrijnë t’i miratojnë këto parime në takimin e tyre të ardhshëm në nëntor, një samit shtesë i liderëve mund të planifikohet në javët e ardhshme. Çdo propozim i detajuar i komisionit ka nevojë për mbështetje nga vendet anëtare të BE-së. Ministrat e Energjisë do të trajtojnë gjithashtu dy propozime legjislative afatgjata që lidhen me tregun dhe konsumin e gazit të bllokut; rishikimin e ligjit të BE-së për performancën energjetike të ndërtesave si dhe një direktivë të re që synon dekarbonizimin e tregjeve të gazit.https://ata.gov.al/2022/10/25/bruksel-ministrat-e-be-se-diskutojne-marreveshjen-per-kufirin-e-cmimit-te-gazit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments