Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREEkspertë ndërkombëtarë diskutojnë rindërtimin e Ukrainës

Ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë rindërtimin e Ukrainës

Ekspertët ndërkombëtarë po diskutojnë sot në Berlin rindërtimin e Ukrainës pas luftës, në një konferencë të organizuar nga Komisioni Evropian dhe nga Gjermania, kryesuesja aktuale e G7-ës. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal është planifikuar të jetë në mesin e atyre që do të marrin pjesë, pasi ai hapi një forum biznesi gjermano-ukrainas për rindërtimin e kombit të shkatërruar nga lufta, të mbajtur në Berlin të hënën, së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz. “Rindërtimi i pasluftës i Ukrainës do të jetë një mision që kërkon një strategji në nivelin e Planit Marshall”, shkruan Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një ese të botuar nga gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Nëpërmjet Planit Marshall, SHBA financoi rindërtimin në vendet evropiane pas Luftës së Dytë Botërore midis viteve 1948 dhe 1952. “Konferenca e sotme duhet të jetë shpresë për Ukrainën”, tha Scholz në fundjavë. Konferenca Ndërkombëtare e Ekspertëve për Rimëkëmbjen, Rindërtimin dhe Modernizimin e Ukrainës do të hapet nga Scholz dhe von der Leyen. Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky është planifikuar t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim.https://ata.gov.al/2022/10/25/fokus-eksperte-nderkombetare-diskutojne-rindertimin-e-ukraines/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments