Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUkraina ka nevojë për aleancë globale për t’u rimëkëmbur

Ukraina ka nevojë për aleancë globale për t’u rimëkëmbur

Ukraina ka nevojë për ndihmën e një aleance globale për t’u rimëkëmbur pas pushtimit rus, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës sot në Berlin. “Ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve”, tha Von der Leyen, duke u bërë sërish thirrje për të ofruar ndihmë, SHBA-se, Kanadasë, Britanisë së Madhe, Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë, Zelandës së Re dhe institucioneve ndërkombëtare. “Rusia i ka shkaktuar Ukrainës dëme me vlerë 350 miliardë euro (345 miliardë dollarë)”, tha Von der Leyen, duke cituar Bankën Botërore. “Rindërtimi i Ukrainës duhet të përfshihet në rrugën e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, tha Von der Leyen, duke shtuar se blloku ishte gati të mbështeste vendin për aq kohë sa do të nevojitej.https://ata.gov.al/2022/10/25/berlin-von-der-leyen-ukraina-ka-nevoje-per-aleance-globale-per-tu-rimekembur/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments