Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMILinjë direkte Zagreb-Tiranë, mbështetje projektit të Autostradës Blu

Linjë direkte Zagreb-Tiranë, mbështetje projektit të Autostradës Blu

Në vijim të vizitës zyrtare në Kroaci, Kryetarja Lindita Nikolla dhe delegacioni i Kuvendit u pritën nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković. Kryetarja Nikolla i shprehu kryeministrit Plenković mirënjohjen e Shqipërisë për ndërtimin e partneritetit strategjik me Shqipërinë, marrëdhëniet e shkëlqyera politike, mbështetjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, sidomos gjatë Presidencës kroate të BE-së dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, i cili duhet dhe mund t’i përgjigjet bashkëpunimit politik e miqësisë mes dy vendeve. Nikolla vuri në dukje vullnetin e Shqipërisë për të nxitur bashkëpunimin ekonomik në fushën e turizmit, bujqësisë, energjisë, legjislacionit për investimet dhe integrimin evropian etj. Nikolla përmendi disa projekte konkrete të mundshme bashkëpunimi si vendosja e linjës direkte Zagreb-Tiranë, adresimi më me kujdes i përparësive të TAP-it, duke i dhënë më shumë mbështetje Gazsjellësit Adriatiko-Jonian dhe projektin e Autostradës Blu, si mbështetës për zhvillimin e turizmit rajonal të qëndrueshëm. Kryeministri Plenković vlerësoi partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe vuri në dukje se qeveria e Kroacisë e vlerëson mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë dhe treguesit e bashkëpunimit vijnë duke u rritur. Me investimet dhe projektet në fushën e transportit dhe infrastrukturës po krijojmë një korridor impulsiv që nxit shkëmbimet mes vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal. Kroacia do të vijojë mbështetjen e fuqishme për pranimin e Shqipërisë në BE dhe do të ndihmojë me përvojën e saj të suksesshme procesin e negociatave. Kroacia dhe Shqipëria mbajnë qëndrime të njëjta për prioritetet e zhvillimit rajonal. Kroacia vlerëson qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe dy vendet tona mbajnë qëndrime të qarta e të hapura për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë dhe japin mesazhe emancipuese e paqeje për komunitetin ndërkombëtar.http://ata.gov.al/2022/10/24/linje-direkte-zagreb-tirane-mbeshtetje-projektit-te-autostrades-blu/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ