Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMeloni dhe Macron: Bashkëpunim për sfidat e mëdha të përbashkëta

Meloni dhe Macron: Bashkëpunim për sfidat e mëdha të përbashkëta

Si evropianë, si vende fqinje, si popuj miq, me Italinë duhet të vazhdojmë punën që kemi filluar dhe, për të pasur sukses së bashku, këtë duhet tua detyrojmë të rinjve tanë dhe popujve tanë, tha në Twitter presidenti francez, Macron, pas takimit me kryem inistren italiane, Giorgia Meloni. Një takim i përzemërt dhe i frytshëm, që zgjati mbi një orë. Gjatë takimit, edhe pse informal, u diskutuan të gjitha dosjet kryesore evropiane, nevoja për të dhënë përgjigje të shpejta dhe të përbashkëta për energjinë e shtrenjtë, mbështetjen për Ukrainën, situatën e vështirë ekonomike dhe menaxhimin e flukseve migratore. “Macron dhe Meloni ranë dakord për dëshirën për të vazhduar me një bashkëpunim për sfidat e mëdha të përbashkëta në nivel evropian dhe në respekt të interesave të përbashkëta kombëtare”, thuhet në një shënim nga Palazzo Chigi. “Ne do të gjykojmë nga aktet e qeverisë Meloni, në mënyrë konkrete dhe do të shohim se si do të reagojnë temë pas teme. Në takimin e djeshëm në Romë midis Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni, presidenti francez përsëriti se Parisi do të vazhdojë të jetë vigjilent dhe kërkues”, thanë burime nga Elysee.https://ata.gov.al/2022/10/24/itali-meloni-macron-bashkepunim-per-sfidat-e-medha-te-perbashketa/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments