Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESEUL – Të shtëna paralajmëruese nga dy Koretë në kufirin detar

SEUL – Të shtëna paralajmëruese nga dy Koretë në kufirin detar

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut njoftuan të shtëna paralajmëruese përgjatë kufirit të tyre detar të diskutueshëm, në brigjet perëndimore të Gadishullit Korean. “Shefat e Përbashkët të Shtabit të Seulit (JCS) thanë se të shtënat paralajmëruese në një anije tregtare të Koresë së Veriut dje rreth orës 3:45 të mëngjesit, shkelën ligjin e ujërave të të ashtuquajturës “Linja Kufitare Veriore (NLL)”, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap. Koreja e Veriut më pas gjuajti predha artilerie në Detin e Verdhë. (NLL) u hartua në mënyrë të njëanshme nga një komandë e OKB-së pas Luftës Koreane të viteve 1950-1953 për të parandaluar armiqësitë midis dy palëve. Por, dokumenti nuk njihet nga Koreja e Veriut. Ushtria Popullore Koreane (KPA) tha se një anije e marinës së Koresë së Jugut pushtoi vijën e demarkacionit ushtarak nën kontroll të Phenianit rreth orës 03:50 duke hapur zjarr me arsyetimin për të kontrolluar një anije të paidentifikuar. KPA-ja tha se, si një “kundërmasë fillestare”, njësitë e mbrojtjes bregdetare të Koresë së Veriut qëlluan 10 predha të raketave të shumta drejt ujërave territoriale ku u zbulua lëvizja. “Shtabi i Përgjithshëm i AKP-së u dërgon edhe një herë një paralajmërim të fortë armiqve që bënë edhe ndërhyrje detare pas provokimeve të tilla si gjuajtja e fundit e artilerisë dhe transmetimi i altoparlantit në frontin tokësor”, sipas agjencisë shtetërore koreano-veriore të lajmeve KCNA. Incidenti i fundit vjen mes tensioneve të larta në gadishullin Korean, dhe një rritjeje të aktivitetit ushtarak nga të dyja palët.https://ata.gov.al/2022/10/24/seul-te-shtena-paralajmeruese-nga-dy-korete-ne-kufirin-detar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments