Rusia ka nisur sulme të reja raketore në disa pjesë të Ukrainës duke shkaktuar alarme për sulme ajrore në mbarë vendin. Autoritetet dhe mediat ukrainase raportuan shpërthime në qytetin veriperëndimor të Rivnes, në zonën më të madhe të Kievit dhe Odessa. ”Sistemi i mbrojtjes ajrore ishte aktiv”, thanë autoritetet në kryeqytet. Zyrtarët shpërndanë video në median sociale që dyshohet se tregonin një avion luftarak ukrainas duke rrëzuar një raketë ruse. ”Pesë raketa të drejtuara në Kiev janë asgjësuar”, tha këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Oleksii Arestovych. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko gjithashtu konfirmoi sulmet në kryeqytet. ”Alarmi i sulmit ajror po vazhdon”, ka shkruar ai në Telegram duke këshilluar qytetarët që të qëndrojnë brenda vendstrehimeve. Ushtria ruse po synon gjithnjë e më shumë infrastrukturën civile të Ukrainës, duke përfshirë termocentralet. Autoritetet ukrainase raportuan sërish sot probleme me furnizimin me energji dhe ujë të vendit. Blogerët ushtarakë pro shtetërorë rusë raportuan se bombarduesit, tip ”Tupolev Tu-160” u përfshinë në sulmet e reja në territorin ukrainas. Pamjet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Alarme për sulme ajrore ruse në të gjithë vendin
RELATED ARTICLES