Parlamentari konservator britanik, Tobias Ellwood pretendon në Twitter se me mbështetjen e tij ai është përkrahësi i njëqindtë i pretendentit për lider të partisë dhe kryeministër, Rishi Sunak. Nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë do të thotë se ish-kancelari ka tejkaluar pragun e nevojshëm të mbështetësve në Dhomën e Komuneve për të kandiduar drejt udhëheqjes së konservatorëve. Një burim nga fushata për mbledhjen e numrit të duhur të deputetëve e konfirmon këtë për agjencinë Press Association duke shtuar se ”Sunak arriti numrin magjik”. Mes konservatorëve të tjerë që kohët e fundit kanë deklaruar se do të mbështesin Sunak është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock. Sigurisht, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Sunak për qëllimin e tij për të kandiduar. Pas dorëheqjes së kryeministres Truss, kandidatura tjetër e mundshme përveç Sunak, është edhe ish-kryeministri Boris Johnson.https://ata.gov.al/2022/10/22/bm-sunak-arrin-pragun-e-100-mbeshtetesve-ne-dhomen-e-komuneve/
Sunak arrin pragun e 100 mbështetësve në Dhomën e Komuneve
RELATED ARTICLES