XPeng X2 ka përfunduar me sukses fluturimin e parë publik testues të makinës së tij fluturuese me dy vende. XPeng X2 ngrihet vertikalisht nga toka duke përdorur tetë helikë, pa pasur nevojë për një pistë dhe për këtë arsye është i përshtatshëm për zonat urbane të ndërtuara. Automjeti, i projektuar për të transportuar dy pasagjerë, është plotësisht elektrik dhe prodhuesit e tij thonë se mund të ngrihet në ajër me rreth dy metra në sekondë dhe të arrijë shpejtësi deri në 80 milje në orë. Megjithëse fluturimi testues zgjati vetëm 90 sekonda, sipas Liu Xinyin, specialisti kryesor i aviacionit në XPeng Aeroht, teknologjia është afër gatishmërisë për përdorim publik, por rregulloret rreth makinave fluturuese janë ende shumë larg. Liu beson se njerëzit do të jenë në gjendje të përdorin makinat fluturuese brenda hapësirave të kufizuara të rregulluara në vetëm pesë vjet. Kjo përputhet mjaft mirë me planet ambicioze të qeverisë kineze për të nisur taksitë fluturuese deri në vitin 2025. “ XPeng X2 është i pajisur me automatizim AI, mund të drejtohet manualisht ose mund të vendoset në vetë-drejtim. Mëson si të shmangë trafikun, të shmangë ndërtesat dhe njerëzit”, thotë Liu. Aktualisht ka dhjetëra makina fluturuese në zhvillim në mbarë botën si “BlackFly” e firmës kanadeze Opener, “SD-03” e SkyDrive Inc dhe prototipi “AirCar” i Klein Vision, i cili bëri një sukses me testimin 35- minutësh në Sllovaki vitin e kaluar. Mbrojtësit thonë se makinat fluturuese mund të revolucionarizojnë transportin urban, duke i bërë rrugët më pak të ngarkuara dhe për këtë arsye më të sigurta për këmbësorët dhe çiklistët, dhe për automjetet elektrike si XPeng X2, gjithashtu reduktojnë emetimet e karbonit.https://lajme.rtsh.al/artikull/makina-xpeng-ngrihet-ne-ajer-ne-dubai-realizohet-me-sukses-fluturimi-90-sekondesh