Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: Vetëm 18 të infektuar në 24 orët e fundit

MSHMS: Vetëm 18 të infektuar në 24 orët e fundit

Për disa ditë me rradhë, vijon të mos shënohet asnjë viktimë nga Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja, lidhur me situatën epidemiologjike në vend, për 24 orët e fundit. MSHMS bën të ditur se nga 650 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë vetëm 18 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. “Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki: 6 në Tiranë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Lushnje, Delvinë, Sarandë, Tepelenë, Elbasan, Peqin. Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,738 që nga fillimi i epidemisë.”- thuhet në njoftimin e MSHMS.https://lajme.rtsh.al/artikull/covid-19-vijon-te-mos-shenohet-asnje-viktime-mshms-vetem-18-te-infektuar-ne-24-oret-e-fundit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments