Kryeministrja britanike Liz Truss ka dhënë pak më parë dorëheqjen nga detyra që mori 45 ditë më parë. Truss deklaroi se e mori detyrën në një kohë paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare. Njoftimi, i bërë nga Truss jashtë Downing Street, pason avullimin pothuajse të plotë të autoritetit të saj politik pasi rrëzoi tregjet, humbi dy ministra kyç dhe besimin e pothuajse të gjithë deputetëve të saj. Liz Truss është bërë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.https://lajme.rtsh.al/artikull/kryeministrja-britanike-liz-truss-jep-doreheqjen-pas-45-diteve-ne-detyre