Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETATeleskopi hapësinor James Webb kap imazhe befasuese

Teleskopi hapësinor James Webb kap imazhe befasuese

Teleskopi hapësinor James Webb ka marrë imazhe befasuese të të ashtuquajturave “Shtyllat e Krijimit”. Ato janë re të dendura gazi dhe pluhuri ndëryjor të ftohtë, ku formohen yje të rinj. Imazhi i ri i Webb-it fokusohet në Mjegullnajën masive të Shqiponjës 6500 vite dritë nga Toka. Shtyllat e Krijimit u fotografuan për herë të parë nga Teleskopi Hapësinor Hubble në 1995 dhe përsëri në 2015. Krahasuar me Teleskopin Hapësinor Hubble, pasqyra e të cilit është 2.4 metra në diametër, pasqyra e James Webb është 6.5 metra në diametër dhe përbëhet nga tetëmbëdhjetë seksione gjashtëkëndore të veshura me ar, për këtë arsye imazhet janë shumë më cilësore.https://lajme.rtsh.al/artikull/-shtyllat-e-krijimit-teleskopi-hapesinor-james-webb-kap-imazhe-befasuese

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments