Nga temperatura fikse e kondicionerit, deri te shkëputja e energjisë elektrike në institucione, ky është thelbi i Aktit Normativ, ku përcaktohen një sërë masash detyruese për kursimin e energjisë elektrike. Qëllimi i qeverisë është reduktimi i konsumit të energjisë elektrike në institucionet publike në masën 15%, ndërsa janë vendosur një sërë kufizimesh. Sipas këtij akti normativ, institucioneve publike i ndalohet përdorimi i ajrit të kondicionuar në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës dhe më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit. Po ashtu, do të ndërpritet ndriçimi rrugor i rrugëve ndërqytetëse kryesore dhe dytësorë, ndriçimi i jashtëm i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvanëve. Në rast të shkeljes së këtyre detyrimeve, gjoba është 50 mijë lekë për titullarin e institucionit apo administratorin. Ky akt normativ nuk do të jetë i zbatueshëm për spitalet, shkollat, kopshtet dhe komisariatet. Akti Normativ merr fuqi ligjore, pasi është botuar sot (19 tetor) në Fletoren Zyrtare.https://lajme.rtsh.al/artikull/kriza-energjetike-hyn-ne-fuqi-akti-normativ-ne-dimer-kondicioneri-jo-me-shume-se-21-grade-fiken-dritat-ne-institucione-dhe-rruge