Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) vazhdon disbursimet përmes skemës së mbështetjes me naftë për anijet e peshkimit. Deri tani janë 98 përfitues duke arritur vlerën e mbështetjes në 53 milionë lekë. Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion një fond prej 200 milionë lekësh për subvencionimin e naftës për peshkim duke ndihmuar në uljen e kostove për peshkatarët. Përmes kësaj skeme ata kanë mundësi të përfitojnë 40 lekë për litër për furnizimet me karburant nga data 1 korrik deri më 31 dhjetor 2022.https://ata.gov.al/2022/10/18/nafte-pa-taksa-per-anijet-e-peshkimit-98-perfitues/