Gjykata më e lartë administrative e Francës, Këshilli i Shtetit, ka urdhëruar qeverinë të paguajë gjobën prej miliona eurosh për cilësinë e dobët të ajrit në qytetet franceze. “Qeveria nuk bëri mjaftueshëm për të garantuar cilësi të mirë të ajrit”, sipas deklaratës së gjykatës të hënën. Kufijtë e emetimeve të dioksidit të azotit janë shkelur në Paris, Lion dhe Marsejë midis korrikut 2021 dhe 2022. Për këtë, shteti duhet të paguajë gjobën prej 20 milionë euro (19.60 milionë dollarë) për organizatat mjedisore. Këshilli i Shtetit vendosi tashmë një gjobë prej 10 milionë eurosh për Francën në vitin 2021, kur grupet mjedisore i shprehën shqetësimet e tyre shtetit për cilësinë e dobët të ajrit në qytetet franceze, bazuar në rregulloren e BE-së për cilësinë e ajrit. Vitin e ardhshëm, Këshilli i Shtetit do të rishikojë sërish cilësinë e ajrit në Francë./https://ata.gov.al/2022/10/17/paris-franca-gjobitet-nga-keshilli-i-shtetit-per-cilesine-e-dobet-te-ajrit/
Franca gjobitet nga Këshilli i Shtetit për cilësinë e dobët të ajrit
RELATED ARTICLES