Pedagogët e universiteteve zhvilluan sot një protestë, ku kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre. Protesta është mbajtur në oborret e universiteteve, në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave. “Në çdo universitet të Shqipërisë bëhet fjalë për bojkot. Prania është e lartë. Jemi të vendosur për të vazhduar bojkotin dhe kërkojmë të merren hapa për realizmin e kërkesave”, tha Kovaçi. Përmes një deklarate për mediet edhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë bën të ditur vijimin e protestës në mbarë universitet publike të vendit, nga sot e hënë, 17 tetor, nëpërmjet qëndrimit në ambientet e jashtme të çdo fakulteti (oborret e tyre), nga ora 10.00 – 12.00. “Ky qëndrim lidhet me qëllimin tonë për të sensibilizuar institucionet/organet/autoritetet vendimmarrëse të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, thekson deklarata e sindikatës. Gjithashtu përmes një shkrese drejtuar autoriteteve drejtuese të njësive kryesore të IAL-ve Publik kjo sindikatë kërkon mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik, të quajtur në ketë kërkesë si Asamble e Përgjithshme, duke ftuar në këtë organizëm edhe punonjësit ndihmës akademikë/administrativë dhe përfaqësuesit e Qeverive Studentore, edhe pse këta të fundit nuk janë anëtarë të Asamblesë së Personelit Akademik. Në peticionin e firmosur nga stafi akademik i Fakultetit të Shkencave kërkohet rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. Në peticion propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023, rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023.http://ata.gov.al/2022/10/17/pedagoget-proteste-kovaci-bojkoti-deri-ne-plotesimin-e-kerkesave/
Pedagogët : Bojkoti deri në plotësimin e kërkesave
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on