Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIPfizer: Vaksina kundër kancerit mund të jetë gati në 2030

Pfizer: Vaksina kundër kancerit mund të jetë gati në 2030

Një kurë për kancerin është e arritshme dhe mund të jetë e disponueshme për pacientët para vitit 2030. Kompania Pfizer-BioNTech ia ka besuar këtë çiftit të bashkëshorteve Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, të cilët gjithashtu kanë mundur të krijojnë vaksinën anti-COVID. Profesorët thanë se ndërsa shkencëtarët hezitojnë të thonë se një kurë për kancerin është e sigurt, ata kanë pasur ‘përparime’ për të cilat do të vazhdojnë të punojnë. “Krijimi i një kure për kancerin ose ndryshimi i jetës së pacientëve me kancer është në dorën tonë. Ne besojmë se kjo do të ndodhë, madje edhe në një shkallë më të gjerë, para vitit 2030”, thanë profesorët. Ata thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid 19, ka ndihmuar në punën e tyre për të gjetur një kurë për kancerin.https://lajme.rtsh.al/artikull/pfizer-vaksina-kunder-kancerit-mund-te-jete-gati-ne-2030

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments