Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMerkel: Nuk jam penduar për politikën energjetike me Rusinë

Merkel: Nuk jam penduar për politikën energjetike me Rusinë

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se nuk ishte penduar për kursin që ndoqi qeveria e saj, lidhur me politikën energjetike me Rusinë, gjatë kohës që ajo ishte në pushtet. Kritikët thonë se kjo politikë e la ekonominë më të madhe të Evropës, shumë të varur nga gazi rus. Gjermania dhe vendet e tjera evropiane po përpiqen t’i japin fund mbështetjes së tyre për naftën dhe gazin rus, pasi Putin dërgoi trupa në Ukrainë, si pjesë e asaj që ai e quan një “operacion special ushtarak”. Vitin e kaluar, 55% e importeve gjermane të gazit erdhën nga Rusia, pjesërisht si rezultat i ndjekjes së lidhjeve tregtare të Merkelit me Rusinë dhe mbështetjes së gazsjellësit të diskutueshëm Nord Stream 2, edhe pasi Moska aneksoi Krimenë në 2014. “Gjithmonë veproni në kohën në të cilën e gjeni veten,”- u tha ajo gazetarëve në Lisbonë, kur u pyet për qasjen e qeverisë së saj ndaj Rusisë. Merkel, e cila u tërhoq nga politika vitin e kaluar pas 16 vitesh si kancelare, tha se ajo kurrë nuk kishte besuar në nocionin e ‘Wandel durch Handel’, ose në sjelljen e ndryshimit përmes tregtisë. “Në këtë aspekt, nuk pendohem aspak për vendimet, përkundrazi, besoj se ishte e drejtë nga këndvështrimi i kohës,”- tha ajo, duke shtuar se gazi i lirë rus i kishte lejuar Gjermanisë të ecte përpara me heqjen graduale të centraleve bërthamore dhe ato të qymyrit. Inflacioni gjerman, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë, po shkon në 10.9% dhe qeveria gjermane është angazhuar për miliarda euro shpenzime, për të ndihmuar familjet dhe bizneset që paguajnë për rritjen e faturave të energjisë. Tubacioni Nord Stream 2, i projektuar për të dyfishuar importet e gazit nga Rusia në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik, u pezulluan disa ditë para pushtimit. “Ky pushtim brutal nga Rusia tani ka sjellë një ndryshim. Kjo është një pikë kthese”,- tha Merkel, duke i’u referuar politikës energjetike të Gjermanisë. “Kjo është një detyrë për qeverinë e re të Gjermanisë, e udhëhequr nga socialdemokrati Olaf Scholz”,- tha ajo. Merkel, këto komentet i bëri, ndërsa po fliste në një ngjarjeje, ku do të shpalleshin fituesit e Çmimit Gulbenkian për Njerëzimin, për të cilin ajo drejtoi panelin e gjyqtarëve.https://lajme.rtsh.al/artikull/merkel-nuk-jam-penduar-per-politiken-energjetike-me-rusine

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments