Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETA5,3 miliardë celularë pa u ricikluar në vitin 2022

5,3 miliardë celularë pa u ricikluar në vitin 2022

Rreth 5,3 miliardë pritet të jetë totali i telefonave të hedhur në plehra pa u ricikluar në vitin 2022, sipas një vlerësimi të Forumit Ndërkombëtar të Mbeturinave Elektrike dhe Elektronike. Sipas një lajmi në BBC, të dhënat e tregtisë globale tregojnë për rritjen e përmasave të problemit mjedisor të shkaktuar nga “e-mbeturinat” (e-waste). Studimet tregojnë se shumë njerëz i mbajnë telefonat e tyre të vjetër në vend që t’i riciklojnë, ndërsa llogaritet se në mbarë botën ka 16 miliardë celularë. Sipas hulumtimit të kryer nga WEEE, vlerësohet se 5,3 miliardë celularë do të jenë hedhur pa u ricikluar në vitin 2022. Nga lavatriçet dhe tosterët tek kompjuterët, tabletat dhe pajisjet e sistemit globak të pozicionimit (GPS), pirgu i mbeturinave elektrike dhe elektronike parashikohet të rritet me 74 milionë tonë në vit deri në vitin 2030. Thuhet se miliona mallra elektrike të papërdorura por që funksionojnë me vlerë 5,63 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar gjenden në rafte nëpër shtëpi. – 17 për qind e e-mbeturinave riciklohen “Këto pajisje ofrojnë shumë burime të vlefshme që mund të përdoren në prodhimin e pajisjeve të reja elektronike ose pajisjeve të tjera si turbinat e erës, bateritë e makinave elektrike ose panelet diellore”, ka thënë Magdalena Charytanowicz nga WEEE. Ajo thekson se riciklimi është i rëndësishëm për arritjen e objektivit të një shoqërie me emetime të ulëta të karbonit. Ndërsa pak më shumë se 17 për qind e e-mbeturinave në mbarë botën riciklohen siç duhet, qëllimi i Kombeve të Bashkuara (OKB) është ta rrisë këtë në 30 për qind deri në vitin 2023. Drejtori i Përgjithshëm i WEEE-së, Pascal Leroy, ka vënë në dukje se duhen dhënë stimuj, si ofrimi i kutive të grumbullimit në supermarkete për të lehtësuar riciklimin, si dhe vendosja e kutive postare për të marrë pajisjet e vogla të prishura kur dorëzohen të reja dhe për kthimin e mbeturinave të vogla elektronike.http://ata.gov.al/2022/10/14/rreth-53-miliarde-celulare-do-te-jene-hedhur-ne-plehra-pa-u-ricikluar-ne-vitin-2022/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ