Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAMinistria e Mjedisit ndihmon Rahovecin për shtretërit e lumenjve

Ministria e Mjedisit ndihmon Rahovecin për shtretërit e lumenjve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, LIbur Aliu dhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi. Kjo marrëveshje nënkupton vazhdimin e bashkëfinancimit të projektit: Rregullimi i shtretërve të lumenjve në fshatrat Hoçë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac dhe Krushë e Madhe “Me anë të kësaj marrëveshjeje, MMPHI, për këtë vit do të sigurojë mjete në vlerë prej 60,000 euro për realizimin e këtij projekti”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Rahovecit. Po ashtu gjatë vizitës së ministrit Aliu në këtë komunë është diskutuar për nevojën e bashkëpunimit në projekte të tjera në interes të qytetarëve të komunës së Rahovecit, e që ndërlidhen me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=620134

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments