Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRegjistri i Fermës, garanci për sigurinë ushqimore

Regjistri i Fermës, garanci për sigurinë ushqimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se në Raportin e Progresit për vitin 2022, i cili iu dorëzua qeverisë shqiptare një ditë më parë, vlerësohet ecuria në disa sektorë të bujqësisë. Deklarata e ministres Krifca u bë gjatë vizitës së saj në Dublin, Irlandë, ku po zhvillon takime me autoritetet më të larta të Komisionit Evropian për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, si dhe me autoritetet e Republikës së Irlandës. “Progresraporti evidentoi një mori punësh të kryera nga Ministria e Bujqësisë gjatë vitit 2022, ku ne kemi mundësuar në Kapitullin e 11 një punë të mirë të bërë me bazat e hedhura për Regjistrin e Fermës, ku deri më sot numërohen rreth 82.000 fermerë të regjistruar me kod unik ferme. Kjo na garanton më pas edhe një siguri ushqimore më të mirë nga ferma në tryezë”, tha Krifca. Ministrja theksoi se është bërë një punë e mirë edhe me zbatimin e Programit IPARD II, me përthithjen e fondeve, ndërkohë informoi se është miratuar Programi IPARD III, me rreth 54% më shumë fonde në dispozicion të Programit IPARD III, i cili do të përmbajë kësaj radhe 9 masa, përtej 3 masave që ishin të akredituara deri më tani. “Është një punë voluminoze që kryhet nga strukturat. Natyrisht që më erdhi mirë të konstatoja që dhe në Kapitullin 13, sa i takon “Peshkimit”, ne kemi nota pozitive, që kanë të bëjnë me investimet e kryera në flotën e peshkimit, por gjithashtu edhe me marrëdhëniet ndërkombëtare, ku ne jemi pjesë anëtare e mekanizmave më të larta të Komisioneve të Peshkimit në botë. Dhe arsyeja e vizitës time në Irlandë ka të bëjë pikërisht me ndjekjen e praktikave më të mira, me adoptimin e rregulloreve të Bashkimit Evropian, për sa i takon sigurisë ushqimore, planeve të monitorimit të mbetjeve dhe kontrolleve zyrtare”, u shpreh Krifca. Sipas saj, strukturat e MBZHR po avancojnë në axhendën për Kapitullin 12, që është “Siguria Ushqimore”. “MBZHR po ndjek praktikat më të mira, me adoptimin e rregulloreve të Bashkimit Evropian, për sa i takon sigurisë ushqimore, planeve të monitorimit të mbetjeve dhe kontrolleve zyrtare. Rruga e përputhshmërisë me standardet e Bashkimit Evropian për bujqësinë, për peshkimin, për sigurinë ushqimore është e vetmja rrugë drejt zhvillimit ekonomik të qenësishëm për familjet fermere, për peshkatarët, të cilët duke respektuar standardet e Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore e kanë të mundur që të shesin më shtrenjtë në tregje të sofistikuara dhe të krijojnë një ekonomi më të mirë për vendin tone”, tha ajo. Ky rrugëtim, tha ajo, i ka çuar ata drejt faktit që sot eksportojnë rreth 15 miliardë euro produkte ushqimore në vendet më të zhvilluara të Evropës, duke qenë kështu eksportues neto. “Shqipëria me ambiciet që ka për eksportet bujqësore do të ndjekë këtë rrugë”, deklaroi Krifca.http://ata.gov.al/2022/10/14/krifca-regjistri-i-fermes-garanci-per-sigurine-ushqimore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments