Kryesuesi i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Haziri po kërkon sërish shtrenjtim të energjisë elektrike për qytetarët, për të pasur siç tha ai investime dhe sistem të qëndrueshëm energjetik në vend. Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike, Haziri ka folur edhe për transferimin e subvencionit qeveritar, miliona euro nga KEK-u tek kompania private KESCO për blerje të energjisë. Fillimisht deputeti Pal Lekaj ka thënë se nuk ka qenë e arsyeshme të rritet çmimi i energjisë elektrike, derisa sipas tij në KEK janë derdhur miliona euro nga Qeveria dhe kjo korporatë ka plotësuar rreth 95 për qind të nevojave për qytetarët. “Është bërë shtrenjtimi i energjisë pothuajse pa nevojë, ka pasur subvencione, milionat kanë shkuar dhe KEK ka qenë në gjendje diku 95 për qind për të mbuluar tërësinë për energjinë”, theksoi Lekaj. Por këtë rritje e ka arsyetuar kryesuesi i Bordit të KEK-ut, Haziri dhe për më tepër tha se është e nevojshme të rriten sërish çmimet e energjisë elektrike. “Nuk pajtohem që s’ka pasur nevojë me u rritë çmimi i energjisë, përkundrazi edhe tash ka nevojë me u rritë ky çmim, përkundër asaj që dikush mundet mos me u pajtua. Nëse dëshirojmë të bëjmë investime kapitale dhe të krijojmë një sistem të qëndrueshëm energjetik në Kosovë, bartës i së cilit është Korporata Energjetike e Kosovës, nuk kemi qare pa pasur mjete shtesë. Këto mjete shtesë nëse nuk i sigurojmë përmes afarizmit të ndërmarrjes, ne duhet me i marrë prej buxhetit të Kosovës”, theksoi Haziri. Ndaj kërkesës së kryesuesit të Bordit ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila. Shefja e GP të VV-së, i tha Hazirit se nuk është ftuar në komision të flasë për tarifat. “Njëjtë sikur kryesuesi, kisha thënë edhe unë, se nuk jeni të ftuar këtu për tarifa. Sepse mënyra se si tarifohen ose si rriten çmimet e energjisë elektrike është debat me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë”, tha ajo. Gjatë këtij raportimi, kryesuesi Haziri ka komentuar edhe kërkesën e qeverisë, për milionat e subvencionit për KEK-un që janë bartur tek kompania private, KESCO për blerje të energjisë. Haziri tha se kjo përgjegjësi bie mbi Ministrinë e Ekonomisë, sepse kjo ministri kështu ka vendosur. “Edhe transferimi i mjeteve te KEK-u, është një marrëveshje për të cilën ka vendosur Ministria e Ekonomisë, edhe te rasti i kalimit(te KESCO), prapë kontrata është nënshkruar prej të njëjtit person. Ka qenë vendim i ministrisë dhe i qeverisë për ti kaluar ato mjete nuk ka qenë vendim i KEK-ut. KEK-u ka ekzekutuar një kërkesë të qeverisë”, tha ai. Në këtë komision gjatë ditës është intervistuar edhe ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë publike KOSTT, Kadri Kadriu.http://ata.gov.al/2022/10/13/bordi-i-kek-ut-kerkon-serish-rritje-te-cmimit-te-energjise-kritikohet-nga-komisioni-hetimor/
Bordi i KEK-ut kërkon sërish rritje të çmimit të energjisë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on