Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRegjistrohet rritja më madhe e çmimit të energjisë që nga ribashkimi

Regjistrohet rritja më madhe e çmimit të energjisë që nga ribashkimi

Norma vjetore e inflacionit në Gjermani ishte 10 për qind në shtator, norma më e lartë e regjistruar që nga ribashkimi i vendit në vitin 1990, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot. “Rritja e madhe e çmimeve të energjisë vazhdon të jetë arsyeja kryesore e inflacionit të lartë”, tha Georg Thiel, kreu i Zyrës Gjermane të Statistikave (Destatis). “Por, ne gjithashtu po shohim rritje çmimesh të shumë mallrave të tjera, veçanërisht të ushqimeve”, tha Thiel, duke shtuar se rritja e çmimeve të karburanteve në vend ka rritur edhe çmimet e tjera. Inflacioni vjetor në gusht ishte 7.9 për qind ndërsa në shtatë muajt e fundit ka qenë mbi 7 për qind.http://ata.gov.al/2022/10/13/gjermani-regjistrohet-rritja-me-madhe-e-cmimit-te-energjise-qe-nga-ribashkimi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments