Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIUjërat termale të Bënjës,58 mijë vizitorë

Ujërat termale të Bënjës,58 mijë vizitorë

Ujërat termale të Bënjës në Përmet, rreth 13 km larg qytetit të Përmetit, gjatë këtij viti shënuan një fluks të lartë vizitorësh vendas e të huaj. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën të ditur se “Ujërat termale të Bënjës (Monument Natyre) u vizituan nga rreth 58 000 vizitorë vendas dhe të huaj në periudhën janar–shtator “. Sipas AKZM, Bënja pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” vazhdon të kryesojë listën, si një prej destinacioneve natyrore më të kërkuara në qarkun e Gjirokastrës dhe të Përmetit Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura Gjirokastër gjatë gjithë sezonit veror, por jo vetëm, kanë qenë aty për të dhënë informacion dhe mbështetje për vizitorët. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Lengaricës. Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyralë dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të çmueshme në brendësi të të cilave është e mundur të mblidhet edhe baltë termale, e përshtatshme për trajnimet e lëkurës. Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni i Lengaricës dhe Ura e Katiut.https://ata.gov.al/2022/10/13/ujerat-termale-te-benjes-destinacioni-i-rreth-58-mije-vizitoreve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments