Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETARadioteleskopi më i madh në botë

Radioteleskopi më i madh në botë

Kina ka montuar pjesën e fundit të radioteleskopit më të madh në botë, tashmë në funksionim, shkruan focus.it. Teleskopi sferik me hapje pesëqind metrash (FAST) ka një diametër prej 500 metrash: pjata, e përbërë nga 4 450 panele, mund të përmbajë 30 fusha futbolli. Qëllimi i këtij gjiganti të teknologjisë është i dyfishtë: nga njëra anë të studiojë universin përmes valëve të radios, në veçanti praninë e hidrogjenit neutral në galaktikat më të largëta dhe pulsarët më të dobët (yjet neutron), nga ana tjetër të kërkojë ndonjë nga shenjat e qytetërimeve jashtëtokësore. Radioteleskopi është ndërtuar në një luginë karstike pranë Pingtang në provincën jugperëndimore të Guizhou. Fillimisht teleskopi do të menaxhohet vetëm nga teknikë dhe shkencëtarë kinezë, të cilët përveç fillimit të kërkimeve të planifikuara janë të përgatitur për të menaxhuar çdo problem që mund të lindë kur instrumenti të ndizet. Megjithatë, pas dy vitesh pritet të hapet për studiues nga e gjithë bota, falë edhe mundësisë së menaxhimit në distancë të radioteleskopit dhe instrumenteve të tij.https://ata.gov.al/2022/10/11/ku-ndodhet-radioteleskopi-me-i-madh-ne-bote/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments