Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIForcimi i lekut tkurri me 11 miliardë lekë bilancin e sektorit bankar

Forcimi i lekut tkurri me 11 miliardë lekë bilancin e sektorit bankar

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se mbiçmimi i ndjeshëm i lekut ndaj euros ka tkurrur vlerën e bilancit të sektorit bankar të shprehur në monedhën vendase, në 6-mujorin e parë të vitit. Sipas BSH-së, në fund të muajit qershor, euroja këmbehej me 119.3 lekë, në rënie me afërsisht 1.4% me bazë vjetore. Ndërsa në fund të shtatorit, euroja këmbehej me 116.6 lekë, në rënie me 3.4% që nga fillimi i vitit. Mbiçmimi i lekut gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, ka bërë që efekti statistikor i kursit të këmbimit në vlerën e raportuar të bilancit valutor të sektorit bankar të ishte negativ, në vlerën e 11 miliardë lekëve. Në anën e aktivit, forcimi i monedhës vendase ka pasur ndikim më të madh në zërat kryesorë të bilancit si veprimet me thesarin dhe ndërbankare, me efekt negativ prej katër miliardë lekësh dhe tek veprimet me klientët (kreditë), me një efekt negativ prej pesë miliardë lekësh. Efekti statistikor i kursit të këmbimit është reflektuar në kundërvlerën në lekë të depozitave në valutë, me 12 miliardë lekë më pak. Sipas Bankës së Shqipërisë, aktivet e sektorit bankar u zgjeruan me rreth 2% gjatë periudhës dhe me 10% në krahasim me një vit më parë.http://ata.gov.al/2022/10/11/forcimi-i-lekut-tkurri-me-11-miliarde-leke-bilancin-e-sektorit-bankar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ