Sipas vendimit të sotëm të qeverisë efekti financiar në buxhet pak këtij ndryshimi është dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë lekë. Në mbledhjen e sotme qeveria mori vendim për një ndryshim në vendimin nr.605, datë 14.9.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për indeksimin e pensioneve” “Paragrafi parë, i pikës 11, të vendimit nr.605, datë 14.9.2022, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon: “11. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2 060 000 000 (dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë) lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, miratuar në buxhetin e vitit 2022, të cilat ndahen: …”, thuhet në vendim, teksa ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.https://ata.gov.al/2022/10/10/mbi-2-miliarde-leke-per-indeksimin-e-pensioneve/
Mbi 2 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve
RELATED ARTICLES