Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përcolli sot një urim në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Kushi informoi se nga numri total i fituesve të medaljeve të arta, rreth 72% janë vajza dhe rreth 28% janë djem. “Me lajmin e bukur që këtë vit, 89 nga 123 nxënës, që së shpejti do të kurorëzohen me medalje të arta për rezultate të shkëlqyera në shkollën e mesme, janë vajza, ju uroj Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave”, shkruan ministrja, në një postim në rrjete sociale. OKB ka përcaktuar 11 tetorin si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Kjo ditë synon të promovojë trajtimin e barabartë të vajzave në mbarë botën në fusha të tilla si: ligji, kujdesi shëndetësor, arsimimi etj.https://ata.gov.al/2022/10/11/kushi-72-e-fituesve-te-medaljeve-te-arta-jane-vajza/