Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni dukshëm më i ulët

Inflacioni dukshëm më i ulët

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se inflacioni në ekonominë tonë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, apo me mesataren e BE-së, ka qenë dukshëm më i ulët. Gjatë konferencës për shtyp me misionin e FMN-së të kryesuar nga Yan Sun, i cili vizitoi Shqipërinë për 2 javë, ku diskutoi me autoritetet shqiptare, në kuadrin e Artikullit të Katërt të marrëveshjes së vendeve anëtare të FMN, në prani edhe të Guvernatorit i BSh-së, Gent Sejko, ministrja vuri në dukje se që inflacioni mesatar për të gjithë vitin 2022 parashikohet të jetë rreth 6.5%. “Çështja kryesore makroekonomike gjatë kësaj periudhe edhe për ekonominë tonë, si pothuajse kudo tjetër, ka qenë inflacioni i lartë i shkaktuar kryesisht nga goditja në ofertën globale të disa mallrave bazë. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se inflacioni në ekonominë tonë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, apo me mesataren e BE-së, ka qenë dukshëm më i ulët. Inflacioni mesatar për periudhën janar-gusht ka qenë 6.1%, me vlerën më të lartë në muajin gusht 8%. Ne presim që inflacioni mesatar për të gjithë vitin 2022 të jetë rreth 6.5%. Megjithatë, duhet të shohim se si do të zhvillohet kriza energjetike pan-evropiane përgjatë këtij dimri”, deklaroi ajo. Por ministrja u shpreh se deri tani nuk ka baza të forta që mund të çojnë në vazhdimësinë e këtyre niveleve të larta të inflacionit në të ardhmen, madje shtoi ajo, edhe në të ardhmen e afërt që prej vitit tjetër. “Ne si Ministri e Financave dhe Ekonomisë besojmë se gjasat më të larta janë që inflacioni të ulet ndjeshëm gjatë vitit të ardhshëm, veçanërisht nëse një pjesë e Evropës do të hyjë në recension, qoftë recension teknik apo i plotë. Në skenarin tonë bazë, ne parashikojmë një normë mesatare inflacioni prej 3.6% për vitin e ardhshëm, me një tendencë rënëse gjatë vitit dhe duke arritur në rreth 3% në fund të 2023”, deklaroi ministrja.http://ata.gov.al/2022/10/10/ibrahimaj-inflacioni-dukshem-me-i-ulet-krahasuar-edhe-me-mesataren-e-be-se/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments