Pjesa e parë e ditës do të jetë kryesisht me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit, POR pritet të ketë dhe kalime të përkohëshme të vranësirave të lehta. Ndërsa në pjesën e dytë të ditë vranësirat gradualisht do të bëhen mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin, KU më të fokusuara do të jenë zonat malore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.