Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKovaçevski prezanton masat anti krizë

Kovaçevski prezanton masat anti krizë

KOVAÇEVSKI: DIMËR I RËNDË PO NA PRET, ASKËND NUK DO TA LËMË VETËM 42 mijë qytetarë në katër muajt e ardhshëm do të marrin 3 mijë denarë ndihmë nga Qeveria. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski gjatë prezentimit të masave anti-krizë. Ai tha se janë ndarë 350 milion euro për masat e krizës energjitike dhe ekonomike. “Për 42 mijë qytetarë do të sigurojmë ndihmë prej 3 mijë denarëve në katër muajt e ardhsëm këtu hyjnë personat të cilat marrin ndihmë sociale, prindërit e vetëm, personat të cilat janë me nevoja të veçanta, persona te pa punësuar. Për këtë masë janë ndarë 8 milion euro. Një kategori e pensionistëve do të marrin nga 1500 denarë ndërsa të tjetër 3 mijë denarë”,deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ndihmë do të kenë qytetarët dhe kompanitë për t’i mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike. “Do të kemi mjaftë ushqim dhe ngrohje këtë ua sigurojmë qytetarëve. Nuk do ta harrojmë asnjërin nuk do ta lëmë vetëm në këtë krizë ekonomike. 4 mijë qytetarë do të ndihmohen për energji elektrike, 200 euro për qytetarët për çdo muaj, kompanitë lirohen nga TVSH-ja për import për gaz, për bujqit ndamë për 52 milion euro”, ,deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski.https://klanmacedonia.mk/kovacevski-prezanton-masat-anti-krize/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments