Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENë Serbi nuk ka vullnet politik për të pranuar pavarësinë e Kosovës

Në Serbi nuk ka vullnet politik për të pranuar pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se thelbi i dokumentit që është ofruar nga Franca dhe Gjermania për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është që Serbia të lejojë Kosovën të hyjë në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe për këtë do të ketë hyrje të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe përfitime ekonomike, por që në Serbi nuk ka vullnet politik të lidershipit të vendit për të njohur pavarësinë e Kosovës apo për të miratuar hyrjen e saj në Kombet e Bashkuara. Vuçiç tha se shtetet perëndimore do të përpiqen ta zgjidhin problemin e Kosovës me anëtarësimin në OKB dhe se këtë duan ta bëjnë sepse kështu i zgjidhin problemet evropiane dhe ia marrin argumentin e Kosovës nga duart Rusisë. “Përfundimi është që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, dhe për këtë Serbia do të marrë hyrje të shpejtë në BE dhe përfitime të konsiderueshme ekonomike”, tha Vuçiç në konferencën për media dhe shtoi se kërkohet që Serbia të mos e kundërshtojë hyrjen e Kosovës në OKB dhe të sinjalizojë se është dakord me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ai shtoi se Serbia dëshiron të flasë për këtë, por është e papranueshme për shkak të Kushtetutës së Serbisë, se “ata mund të marrin gjithçka nga Serbia”, por se vendi do të luftojë, sepse nuk ka vullnet për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB-së. Vuçiç tha se përkundër qëndrimeve të ndryshme me BE-në për çështjen e Kosovës, Serbia dhe Qeveria e Serbisë do të duhet të vazhdojnë punën për reformat në kuadër të sundimit të ligjit në integrimet evropiane dhe se sanksionet kundër Rusisë nuk do të vendosen për arsye morale dhe se do të jetë kështu derisa dëmi nga ai vendim bëhet i tillë që vendimi duhet të ndryshohet. “Serbia nuk do ta lejojë veten të izolohet dhe ne nuk jemi afër kësaj”, tha Vuçiç. I pyetur se me kë është ai në Republikën Sërpska (një entitet në Bosnjë e Hercegovinë), ai tha se nuk i takon atij të ndërhyjë në zgjedhjet politike në Republikën Sërpska dhe se ai do të urojë këdo që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në BeH e shpall fitues. “Nuk ulem në dy karrige, puna e dikujt tjetër është të vendosin se kush do të qeverisë Republikën Sërpska dhe e imja është të jem në marrëdhënie të mira me këdo që do të qeverisë”, tha presidenti serb.http://ata.gov.al/2022/10/09/beograd-vuciq-ne-serbi-nuk-ka-vullnet-politik-per-te-pranuar-pavaresine-e-kosoves/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments