Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa orët në vijim do të sjellin shtim gradual të vranësirave, duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë Shqipërin, POR më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Verilindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.