Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIERE pezullon fashën 800 kwh për tetorin

ERE pezullon fashën 800 kwh për tetorin

Enti Rregullator i Energjisë ka mbledhur bordin ku ka miratuar që çmimi i energjisë për muajin tetor të mos ndryshojë. Pas qeveria vendosi të mos aplikojë fashën 800 kwh, ERE e miratoi këtë vendim duke thënë se kjo do të rishikohet gjatë muajit nëntor. Kreu i Bordit të ERE, Petrit Ahmeti tha se çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. “Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha ai. Këtë vendim deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka konsideruar nëpërkëmbje të kompetencave të ERE-s që ua jep ligji. “Bordi nuk i dëgjoi propozimet e mia ku ju kërkova që të mos rritej çmimi i energjisë. Kam kërkuar revokimin e vendimit. Nuk ka asnjë argument që të rritet çmimi i energjisë. Nuk ka asnjë argument që të na ketë treguar ne qeveria. U kam kërkuar që të ruani funksionin kushtetues. U ndjeva keq kur ministrja doli dhe nëpërkëmbi kompetencat që u jep ju ligji. Qeveria nuk mund të thotë dot se hyn në fuqi vendimi i ERE. Nuk e justifikon as nga pikëpamja ekonomike. Ky Bord duhet të tregojë kompetencat ligjore. Nuk mundet qeveria t’u uzurpojë vendimet tuaja. Duhet të merrni vendime që lidhen me interesin publik” u shpreh Tabaku. Më herët qeveria hoqi fashën që do të niste të aplikohej për muajin tetor pas përmirësimeve të kushteve të hidrocentraleve si dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të kursyer.https://lajme.rtsh.al/artikull/ere-pezullon-fashen-800-kwh-per-tetorin-e-rishohim-ne-nentor

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments