Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.30 lekë dhe këmbehet me 118.41 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.17 lekë dhe këmbehet me 117.21 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 1.05 lekë duke zbritur në kuotën 133.63 lekë.https://ata.gov.al/2022/10/06/forcohet-dollari-euroja-humb-terren-ne-kembim-me-lekun-5/