Pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) do të ngrihet një fermë didaktike eksperimentale, që do t’u vijë në ndihmë studentëve të këtij universiteti për kryerjen e praktikave mësimore. Rektori i UBT-së, prof. dr. Fatbardh Sallaku shprehet se, ferma do të ndërtohet tërësisht mbi parimet e Prodhimit të Integruar (PI) dhe e mbështetur në praktikat më të mira bujqësore europiane, duke ju ardhur në ndihmë studentëve të kryejnë praktika konkrete mësimore në fushën e bujqësisë dhe kërkimit shkencor. Në fermën didaktike do të ndërthuret, prodhimi organik, biodiversiteti i lartë, permakultura, biodinamika, si edhe zbatueshmëria e kontrollit biologjik të dëmtuesve. Qëllimi dhe filozofia, e kësaj tip ferme, është krijimi i një ferme pilot, shumëfunksionale, eksperimentale, agroturistike, por edhe qendër didaktike e kërkimore-shkencore për praktikat profesionale të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, që i shërben rritjes profesionale së studentëve.https://ata.gov.al/2022/10/06/ubt-ferme-didaktike-per-praktikat-mesimore-te-studenteve/
UBT, fermë didaktike për praktikat mësimore të studentëve
RELATED ARTICLES