Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELukashenko nënshkruan dekretin për ndalimin e rritjes së çmimeve

Lukashenko nënshkruan dekretin për ndalimin e rritjes së çmimeve

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenko ka ndaluar rritjen e çmimeve në vendin e tij përmes një dekreti. “Nga 6 tetori do të ndalohet çdo rritje çmimi. E ndaluar!” deklaroi ai sot gjatë një takimi të kabinetit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Belta”. “Urdhri ka për qëllim të sigurojë që askush nuk mund të përfitojë nga një afat për të rritur çmimet”, tha Lukashenko “Ata që shkelin dekretin do të përballen me arreste dhe ndjekje penale të menjëhershme”, tha ai. Lukashenko nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë që rritja e çmimeve mund të ishte e nevojshme në disa zona në të ardhmen, përsa kohë ato do të kishin një miratim zyrtar. Sipas zyrës kombëtare të statistikave, në gusht inflacioni në Bjellorusi ishte 17,9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimet e ushqimeve në veçanti u rritën ndjeshëm. Sipas parashikimeve të ekspertëve bjellorusë, norma e inflacionit mund të rritet deri në 19% deri në fund të vitit.https://ata.gov.al/2022/10/06/bjellorusi-lukashenko-nenshkruan-dekretin-per-ndalimin-e-rritjes-se-cmimeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments