Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEksporte bujqësore, 55 milionë euro më shumë në 8 muaj

Eksporte bujqësore, 55 milionë euro më shumë në 8 muaj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në 8-mujorin e parë 2022 u shënuan 55 milionë euro më shumë eksporte bujqësore se një vit më parë. Kryeministri theksoi se bujqësia dhe prodhimi bujqësor shqiptar rritet në mënyrë të qëndrueshme, rritet në volum, rritet në masë financiare eksportesh. Kjo, sipas kryeministrit, flet për potencial të jashtëzakonshëm. “Ashtu sikundër po ju jap një shifër tjetër, që thotë të kundërtën komplet të mitit se bujqësia shkon në drejtim të gabuar. E kundërta është e vërtetë. Nuk po marr shifrën e 2013 sepse është e pabesueshme për fidanët e certifikuar, që ka rezultuar pastaj në dështime dhe zhgënjime të panumërta, për shkak të fidanëve të falsifikuar po them, pra jo të shëndetshëm. Po marr shifrën e 2017-ës. 1.9 milionë fidanë të certifikuar. E dini sa kemi sot që flasim? Kemi 35 milionë fidanë të certifikuar, pra të garantuar, që nuk kanë surpriza brenda për fermerët. Sigurisht që nuk ka mbaruar ky proces, por ky është kapërcimi që ka ndodhur”, tha ai. “Kemi parë fermerë të dalin në televizor në mes të rrugës të hedhin qershitë që nuk shiten, por kemi parë fermerë që bëjnë trefish, katërfish, pesëfish fitime me qershitë. Janë të dy palët fermerë shqiptarë. Janë të dy palët me të njëjtat mundësi në të njëjtën gjeografi, me të njëjtat hapësira. Si ka mundësi që disa bëjnë disa bëjnë trefish fitime dhe disa e marrin dhe e hedhin në rrugë. Kush e bën diferencën? E bën dija, asgjë tjetër. Sepse të dyja palët vënë punë e krahëve të tyre aty, të dyja palët bëjnë hyzmetin dhe shpenzojnë për prodhimin. Njëra palë fiton trefish, katërfish, pesëfish në raport me më parë, tjetra palë falimenton. Pse? Sepse njëra palë nuk i bën detyrat e shtëpisë në raport më përgatitjen dhe me planin e punës, ndërsa pala tjetër i bën. Nga vijnë këto? Vijnë nga dija, që është një lloj qershie që mund të shitet në tregun përkatës dhe është një lloj tjetër, që tregu nuk e merr, shumë e thjeshtë në këtë rast konkret”, tha ai. Rama theksoi se tani është koha e sipërmarrjes në fshat, nuk është më koha e mbijetesës tek e tek. “Nuk është më koha e lëmoshës së shpërndarë për të gjithë njësoj kudo në të gjithë territorin, është e pamundur. Nuk çon asgjëkund, është rrugë qorre. Është një rrugë qorre që mbase mban gjeneratën e mëparshme ende të lidhur aty për 1001 arsye, por kurrën e kurrës nuk e tundon gjeneratën e re që të vazhdojë të ndjekë rrugën e të parëve, pavarësisht se ka tokën e babait apo të gjyshit apo të stërgjyshit aty, sepse gjenerata e re do të fitojë më shumë me të drejtë dhe do më shumë garanci të perspektivës. Nuk është e vërtetë që toka dhe fshati nuk i japin këto garanci, e kundërta është e vërtetë. Kush e gjen rrugën përmes dijes, shfrytëzimit të eksperiencave më të mira dhe natyrisht, kush është i gatshëm të bëjë punën e lodhshme, fiton dhe fiton goxha mirë”, tha ai. Ashtu sikundër, Rama theksoi se qeveria po punon falë shumë komponentëve, që nga investimet masive në ujitje dhe në kullim, deri tek programet mbështetëse”. “Prodhojmë 97% të qumështit në Shqipëri. Ndërkohë që kemi parë protesta rrugëve duke derdhur qumësht dikur, por ja ku jemi sot. Për të gjithë ata që thoshin nuk do ketë më qumësht. Ndërkohë që flasim për një zhdukje të gjedhëve, ne kemi një rritje të prodhimit dhe kemi një shifër shumë domethënëse sepse nuk është e vërtetë, e para. Është e vërtetë diçka tjetër, që censusi i bërë në të shkuarën ka qenë komplet fiktiv, gënjeshtër i gjithi nga fillimi deri në fund. Kaq krerë kështu e kaq krerë ashtu, të gjitha të bëra në zyrë për të justifikuar pastaj statistika të tjera të rreme që shkonin zinxhir”, tha ai. Ndërkohë kryeministri siguroi se “satelitët do të na ndihmojnë për të gjitha fushat dhe do të na ndihmojnë për bujqësinë në mënyrë të veçantë sepse do të na japin të dhëna që ne përndryshe nuk i mbledhim dot në kohë reale”.https://ata.gov.al/2022/10/05/eksporte-bujqesore-55-milione-euro-me-shume-ne-8-muaj/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments