Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVARealizohen ndërhyrje emergjente në monumentet e kulturës, në Kosovë

Realizohen ndërhyrje emergjente në monumentet e kulturës, në Kosovë

Një vepër e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, e llojit arkitekturor, është shpëtuar nga rrënimi, në qytetin e Pëjës. Bëhet fjalë për Kullën e Sheremetit, në Pejë të Kosovës, e cila iu nënshtrua ndërhyrjeve restauruese e konservuese. Kulla e Sheremetit, një aset i trashëgimisë kulturore që u shpëtua nga rrënimi dhe degradimi, si ndërtim i takon shekullit të XVIII. Punimet tani kanë kaluar në fazën e dytë. Për të parë nga afër punën e bërë në mbrojtje të aseteve të trashëgimisë kulturore, kryeminstri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, vizituan monumentet e trashëgimisë kulturore në Pejë, Deçan e Gjakovë, Mes tyre edhe Kullën e Sheremetit në Pejë, Kullë e Tahirsylajve në Isniq të Deçanit, Muzeu etnografik e Hani i Haraqisë në Gjakovë e të tjera. Në të gjitha këto asete, punimet restauruese janë në fazën përfundimtare. Kujdesi ndaj historisë sonë dhe shfrytëzimi i potencialit socio-ekonomik janë arsyet themelore të investimeve në këto asete. Qeveria e Kosovës ka plan ambicioz për trashëgiminë kulturore. Gjatë 18 muajve të qeverisjes, dhjetëra monumente janë shpëtuar nga shkatërrimi dhe shumë prej tyre po rifunksionalizohen përmes ndërhyrjeve emergjente dhe atyre restauruese.http://ata.gov.al/2022/10/04/realizohen-nderhyrje-emergjente-ne-monumentet-e-kultures-ne-kosove/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments