Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBB: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.2% këtë vit

BB: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.2% këtë vit

Banka Botërore ka lënë të pandryshuar parashikimet për rritjen e ekonomisë në Shqipëri për vitin 2022. Në publikimin e sotshëm, “Mbrojtja Sociale për ringritje” BB njoftoi se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit”, teksa thekson se, në Ballkanin Perëndimor rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% këtë vit. Sipas BB-së, rritja parashikohet të mbetet në një mesatare prej 2.9% gjatë horizontit të parashikimit, pasi reformat e anëtarësimit në BE dhe investimet zbutin ndikimet negative të imponuara nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndërprerjet në tregti dhe investime. Gjithësesi thekson raporti, rritja potenciale në rajon mbetet e kufizuar nga nevoja për reforma strukturore për të rritur produktivitetin, rritja e konkurrencës dhe investimet në kapitalin njerëzor dhe forcimin e qeverisjes. Duke u ndalur në zhvillimet aktuale, BB thekson se, lufta po vijon të dobësojë ekonominë globale nëpërmjet ndërprerjeve të konsiderueshme në tregti dhe goditjeve në çmimet e ushqimeve dhe karburanteve. “Të gjitha së bashku po kontribuojnë në rritjen e inflacionit dhe shtrëngimit pasues të kushteve të financimit në tregjet botërore. Zgjatja apo intensifikimi i mëtejshëm i luftës mund të shkaktojë dëme ekonomike dhe mjedisore edhe më të mëdha, si dhe rrit mundësinë për fragmentizim të tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare. Rreziku i stresit financiar mbetet gjithashtu i lartë, duke pasur parasysh nivelet e larta të borxhit dhe inflacionit”, nënvizon raporti i Bankës Botërore.http://ata.gov.al/2022/10/04/bb-ekonomia-e-shqiperise-rritet-me-3-2-kete-vit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments