Zvicra vijon të kryesojë në grupin e investitorëve të rëndësishëm në Shqipëri për vitin 2022. Banka e Shqipërisë, publikoi sot treguesit mbi bilancin e pagesave, ku investimet e huaja zvicerane në Shqipëri zënë vendin e dytë në renditje pas Holandës, me një total në vlerën 1.8 miliardë euro në fund të 6-mujorit të parë të vitit 2022. Gjatë 6-mujorit 2022 investimet zvicrane u rritën me 2.5 miliardë lekë, ndërkohë që në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë investimet e huaja zvicerane u rritën me 3 milionë euro. Ecuria e investimeve zvicerane përgjithësisht është e shtrirë në industrinë e gazit por nuk mungojnë investimet zvicerane edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, shëndetësisë dhe jetës sociale.https://ata.gov.al/2022/10/03/investimet-e-huaja-zvicra-vazhdon-te-kryesoje-me-1-8-miliarde-euro/