Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Dollari amerikan u mbiçmua ndaj lekut në 6-mujorin e parë

BSH: Dollari amerikan u mbiçmua ndaj lekut në 6-mujorin e parë

Në 6-mujorin e parë të këtij vitit, ecuria e kursit të këmbimit të dollarit amerikan kundrejt lekut, ka reflektuar mbiçmimin e monedhës së gjelbër amerikane në tregun ndërkombëtar. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fund të qershorit 2022, dollari amerikan këmbehej me mesatarisht 113.3 lekë, duke shënuar një nënçmim të lekut përkatësisht me 6% me një muaj më parë. Krahasuar me 6- mujorin e parë të një viti më parë (2021) dollari amerikan u nënçmua me lekun me 11%. Bankierët vërejnë se, dollari amerikan është tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në disa vite, dhe më tepër sipas tyre, nënçmimi i tij është cilësuar si një sesion korrektimi. Gjithsesi, në 3-mujorin e tretë të këtij viti, dollari është forcuar ndjeshëm për shkak të rritjes së pritshmërive së Rezerva Federale që do të rrisë agresivisht normën bazë të interesit. Sipas BSH-së, kursi i këmbimit në vendin tonë, reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare dhe në javën e fundit të shtatorit, dollari amerikan në raport me lekun, regjistroi vlera të qëndrueshme në raport me rritjen e fortë që regjistroi javë më përpara, teksa sot blihet me 118.5 lekë dhe shitet me 119.8 lekë sipas kursit zyrtar.http://ata.gov.al/2022/10/03/bsh-dollari-amerikan-u-mbicmua-ndaj-lekut-ne-6-mujorin-e-pare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments