Një pjesë e segmentit të rrugës nga qyteti i Rrëshenit deri në fshatin Bukëmirë pësoi dëmtime nga reshjet e ditëve të fundit. Prurjet e shumta nga rrëketë e ujërave dëmtuan në disa pjesë trasenë duke sjellë probleme në lëvizjen e automjeteve dhe duke paralizuar qarkullimin e rreth 6 mijë banorëve të kësaj zone. Bashkia e Mirditës në bashkëpunimin me kompaninë e ndërtimit të rrugës ndërhynë për pastrimin e rrugës nga dherat dhe riparimin e pjesëve të dëmtuara. Puna për riparimi e dëmeve pritet të zgjasë dy muaj, ku ekspertët po punojnë për vepra që kanë synim mbrojtjen e brezit malor, vendosjen e turbinave dhe mënjanimin e rrëkeve të ujërave, për të garantuar lëvizjen lirshëm të automjeteve në këtë aks rrugor. Rruga Rrëshen-Bukëmirë është ndërtuar në vitin 2017 nga kompania që shfrytëzon HECI-in në këtë zonë.https://lajme.rtsh.al/artikull/nis-rikonstruksioni-i-rruges-rreshen-bukemire-u-demtua-nga-reshjet-dhe-rreshqitjet-e-dherave