Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikatë për media njofton se edhe të enjten ka vazhduar me aktivitetin e konfiskimit ndaj subjekteve biznesore, të cilët kanë borxhe të pa-paguara, ku si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro. “Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit. Në kuadër të këtij aksioni mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit. Të njëjtat aktivitetet të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftim. Andaj, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit. “Njërit ftojmë tatimpaguesit që të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësit që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore”, thuhet në njoftimin për media.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=618700